Brazilian Jiu-Jitsu apo BJJ konsiderohet ne menyre universale tashme si nje nga artet luftarake më efikase në botë. I njohur si “arti xhentil apo i butë” BJJ fokusohet ne ngushtimin e menjehereshem te distances me kundershtarin, hedhjen e tij ne toke dhe finalizimin e kundershtarit nepermjet kapjeve dhimbjeprurese dhe manipulimit te gjymtyreve dhe trupit si dhe shtrengimit dhe bllokimit te rrugeve te frymemarrjes apo eneve te gjakut. BJJ i jep individeve me te vegjel apo te brishte nje shans te barabarte apo me te mire per te perballur kundershtare me te fuqishem.
Brazilian Jiu-Jitsu u be shume e famshme fillimisht ne Amerike e me pas ne bote pasi Royce Gracie (i biri i Helio Gracie i cili bashke me vellain e tij Carlos Gracie jane themeluesit legjendar te BJJ) mori pjese ne kampionate te arteve te ndryshme luftarake dhe arriti te mposhte kundershtare shume me te fuqishem dhe te medhenj se ai qe perfaqsonin disiplina te tjera si boksi, savate, kickboksi, judo, sumo, mundja etj. Nje video permbledhje e shkurter me luftat e Royce Gracie gjendet ne kete video.
Pas fitoreve te Royce Gracie-t, te gjithe ata qe ishin te dedikuar ne rrugen e arteve luftarake fillluan te mesojne Brazilian Jiu-Jitsu. Sot BJJ eshte pjese e arsenalit dhe programit stervitor te te gjithe garuesve dhe kampioneve te botes qe garojne ne kampionate te arteve luftarake te kombinuara. Nje nga anet me te mira te Brazilian Jiu Jitsu eshte qe mund te ushtrohet nga kushdo, pavaresisht nga forma fizike, mosha apo gjinia. Ne fakt, Brazilian Jiu Jitsu eshte perfekte per vetembrojtje per femra sepse shume nga teknikat finalizuese te BJJ praktikohen nga pozicione ne dukje te pafavorshme per to. Video me poshte eshte marre nga nje emision ku nje drejtuesi i emisionit, nje djale qe ka ushtruar shume arte luftarake, ndeshet me nje vajze qe ushtron Brazilian Jiu Jitsu. Shihni videon ne youtube per te pare rezultatin….
Ne Tirana MMA Center Brazilian Jiu-Jitsu ushtrohet ne klasat per te rritur si dhe klasa per femije. Klasat per te rritur ushtrohen me uniforme (gi) si dhe pa uniforme (pa gi).
Orari per te Rritur:
Te Hene, te Merkure dhe te Premte ora 18:30
Te Shtune ora 11:00.
BRAZILIAN JIU JITSU PER FEMIJE
Brazilian Jiu Jitsu eshte gjithashtu nje nga artet luftarake qe praktikohet gjithnje e me shume nga femijet ne bote. Vete mjeshterit e Brazilian Jiu-Jitsu, familja Gracie, ja fillojne BJJ femijeve apo niperve te tyre qe ne moshen 3 vjecare. Gjithsesi, ne Tirana MMA Center ne rekomandojme qe femijet te rregjistrohen ne klasen e femijeve rreth moshes 4-5 vjec. Brazilian Jiu Jitsu per femije zhvillohet shpesh ne forme lojerash ne menyre qe femijet te mesojne levizjet dhe teknikat e ndryshme ne menyre sa me argetuese.
Orari per femije:
Te Hene, te Merkure dhe te Premte ora 17:30
Cmimi
Cmimi per te ushtruar Brazilian Jiu Jitsu eshte 3000 leke ne muaj per femije edhe per te rritur.
Per me shume informacion kontaktoni +355672083913 ,+355 6820 11888 ose info@tiranammacenter.com.
Instruktoret
Rezart Spahia
Rezarti ka ushtruar arte luftarake qe ne vitin 1991 dhe pervec qe ushtron ne BJJ eshte gjithashtu brez i zi ne karate. I cytur nga fitoret e Royce Gracie ne UFC 1, 2, dhe 4 Rezarti filloi te interesohet dhe per kete art luftarak kaq efektiv sa Brazilian Jiu Jitsu. Ai fillimisht ushtroi BJJ ne vitin 2005 ne New York, ne akademine e disa here kampionit te botes Renzo Gracie. Ne vitin 2009, pas nje nderprerje disa vjecare, Rezarti vazhdoi te ushtroje ne Londer ne akademine e kampionit aktual Roger Gracie ku dhe morri kualifikimet e metejshme. Pas kthimit ne Shqiperi, Rezarti vazhdoi te ushtroje me Paulo Rigon, instruktor i kualifikuar nga mjeshtri Luiz Palhares. Jurist me profesion, pas kthimit ne Shqiperi Rezarti eshte perqendruar ne mesimin e brezit te ri dhe nxjerrjen e kampioneve te rinj kombetar dhe nderkombetar.
Julian Maloku
Juli eshte nje entuziast i arteve luftarake dhe sportit ne pergjithesi. Ai ka ushtruar muai thai dhe kickboks si dhe eshte stervitur ne Brazilian Jiu-Jitsu per me rreth 3 vjet. Juli ka bere dhe stervitje kualifikuese ne akademine e Roger Gracie ne Londer. Ne tetor te 2012 Juliani doli ne vend te trete ne kategorine e tij kampionatin nderkombetar Bulgarian Open. Bashke me nje medalje tjeter te marre nga nje sportist tjeter i ekipit te BJJ te Tirana MMA Center, kjo eshte medalja e pare qe sportistet shqiptare kane marre ne artin e BJJ. Juli e ka pasion mesimdhenien dhe eshte instruktori kryesor i Brazilian Jiu-Jitsu per femije. Ai ka studiuar per kompozicion dhe shkenca politike dhe punon per nje nga kompanite me te medha ajrore ne bote.
Arber Uka

I specializuar jashte per industrine e turizmit, Arberi ka pasur mundesi te njihet ne fillim me Brazilian Jiu-Jitsu gjate kohes qe ai jetonte ne Zvicer. Pas kthimit ne Shqiperi, Arberi vazhdoi te ushtroje me Julin dhe Rezartin dhe tani se bashku perpiqen ta ndajne pasionin e tyre per BJJ edhe me nxenesit e tyre.
Dorian Petriti

Dori eshte asistent-instruktori i Brazilian Jiu Jitsu per femije. Ai eshte kualifikuar si brezi blu nga Paulo Rigon dhe eshte me profesion inxhinjer. Dori dallohet per durimin dhe taktin qe ka me femijet, aq sa edhe Rezarti, edhe Juli (instruktore te BJJ per te rriturit) preferojne qe te jete Dori ai qe u meson BJJ femijeve te tyre.
Read More